Mediat zvicerane: Taulant Xhaka mund të rikthehet te Shqipëria

Futboll

Mediat zvicerane: Taulant Xhaka mund të rikthehet te Shqipëria

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 19:36
Taulant Xhaka në veprim

Shqipëria mund të rikthejë Taulant Xhakën në skuadër. Ky është lajmi që vjen nga media zvicerane “4-4-2.com”.

Xhaka u tërhoq para disa kohësh nga kombëtarja, por mund të veshë sërish bluzën kuqezi.

32-vjeçari shihet si njeriu i duhur i cili mund të rregullojë problemet e mesfushës, ndaj po konsiderohet seriozisht rikthimi i tij.

Kontributi i tij mund të jetë i madh në këtë fazë eliminatore, ku djemtë e Sylvinhos do kërkojnë të luajnë sërish në një Europian. Taulant Xhaka ka luajtur 30 ndeshje për Shqipërinë, ku ka shënuar edhe një gol.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat