Paris Saint-Germain me shumë mundësi do i besojë pankinën Sergio Conceiçao. “Le Parisien” raporton se drejtuesit e skuadrës kanë nisur kontaktet me teknikun portugez për të zëvendësuar Galtier.
Emri i portugezit të shfaqet për momentin si dominues për të marrë drejtimin teknik të skuadrës.
Kontaktet mes dy palëve sidomos në orët e fundit janë intensifikuar dhe duket se po shkojnë mirë.
Problemi më i madh që Parisi duket se duhet të kapërcejë në këtë përpjekje është klauzola e lirimit të Conceiçao, e cila shkon në 18 milionë euro.