Shqipëria sonte e pret Moldavinë në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Euro 2024. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe fillon në orën 20:45.
Kjo ndeshje ka bërë që të gjithë tifozët shqiptarë të jenë të fokusuar te kuqezinjtë.
Një prej atyre tifozëve është edhe familja patriotike Hasani nga Lugina e Preshevës. Ata edhe sot kanë marrë rrugën drejt Tiranës, të veshur me fanella kuqezi, teksa kanë bërë foto gjatë udhëtimit.
Ata vijnë për të mbështetur Kombëtaren edhe në këtë ndeshje, e cila është e para në këto kualifikime, shkruan media nga Maqedonia e Veriut "Open.tv".
Bëhet fjalë për tre vëllezërit Hasani, Artani me djalin e tij Anuarin, Hasani me djalin e tij Amarin dhe Fidani.