Skocia ka fituar me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Norvegjisë, në takimin që u zhvillua në Oslo.
Deri në minutën e 87-të, norvegjezët ishin më epërsi me rezultat 1:0 me golin e sulmuesit Haaland që e realizoi nga penalltia në minutën e 61-të.
Mysafirët këndellen në fund duke shokuar vendasit me golat e Dykes në minutën e 87-të e Mclean në atë të 89-tën.
Pas xhiros së tretë të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Evropian, Skocia kryeson me 9 pikë dhe Norvegjia është në vend të tretë me 1 pikë, duke minimizuar gjasat edhe për pozitën e dytë.