Pas largimeve të shumta, Vllaznia gjen kohë për të rinovuar me një nga elementët e skuadrës së vjetshme.
Klubi shkodran njofton se Marko Juriq do të vijojë bashkëpunimin me kuqeblutë edhe për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi u aktivizua në 24 ndeshje të kampionatit në sezonin e kaluar me Vllazninë, madje duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës dhe duket se ka bindur drejtuesit për të vazhduar projektin në Shkodër.
Kujtojmë se 28-vjeçari iu bashkua Vllaznisë në merkaton e kaluar nga skuadra e Siroki Brijeg.