Kombëtarja e Marokut ka qenë padyshim befasia më e madhe e Botërorit 2022.
Ekipi afrikan u bë i pari nga ky kontinent që arrinte mes katër më të mirëve në turneun më të rëndësishëm për kombëtare.
Por ndeshja e parë zyrtare pas aktiviteti në Katar e luajtur sot, ka shkuar jo siç pritej për skuadrën e drejtuar nga Halid Regragui.
Maroku është mundur në Kupën e Kombeve të Afrikës me shifrat 2-1 nga Afrika e Jugut në transfertën në Johanesburg.
Autogoli pas gafës qesharake të portierit Munir i solli avantazhin skuadrës së Afrikës së Jugut e cila më pas dyfishoi shifrat me Lepasa,.
Zijek ishte ai i cili shkurtoi diferencën, por marokenët nuk ia dolën që të shënonin përsëri dhe mbyllën sfidën me këtë humbje. Kështu, ata mbetën për momentin në vendin e dytë në grupin kualifikues, që do të bënte shumë më të komplikuar shortin për fazën tjetër të turneut.