Super Shqipëria
Shqipëria ka gjunjëzuar me rezultat 2:0 Moldavinë, në takimin e xhiros së tretë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Shqipëria ka qenë bindshëm më e mirë se sa rivalit dhe ka kënaqur edhe rreth 22 mijë shikues në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Shqipëria - Moldavia 2:0
Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.
Shikues: 22.000.
Gjyqtar: D. Higler (Holanda).
Shënues; Asani (52'), Bajrami 76').
Kartona të verdhë: MItaj - Motpan, Baboglo.
Shqipëria: Berisha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, N.Bajrami (Muçi 88'), Ramadani, Bare (Asllani 67'), Uzuni (Seferi 87'), Asani (Mehmeti 67'), Cikalleshi
Moldavia: Railean, Posmaç, Mudraç, Kraçiun, Reabçiuk, Baboglo (Platica 73'), Revenço (Cojocari 73'), Rata, Motpan (Stina 55'), Damaskan (Cojocaru 56'), Nikolaesku (Postolachi 65').
Në stadium janë shfaqur postera të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Shqipëria bindëse, e hodhi në ‘nokaut’ kundërshtarin, duke i shkaktuar humbjen e parë pas dy barazimeve rresht.
Në minutën e 21-të, Moldavia me fat, tërthorësja e shpëton.
Sokol Cikalleshi godet nga rreth 20 metra por tërthorësja ia mohon golin.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë treguan tjetër fytyrë të lojës, përveç që sulmuan vazhdimisht shënuan edhe dy gola.
Futbollisti Jasir Asani me vetëmohim të pashoq nga rreth 16 metra, në pozitë si anash ka shënuar eurogol, në këndin e epërm të djathtë të Moldavisë,1:0 pikërisht në minutën e 52-të.
Nedim Bajrami në minutën e 76-të, nga rreth 14-15 mera me goditje të fortë e në këndin e poshtëm të djathtë, 2:0.
Shqipëria renditet në vend të tretë me 3 pikë dhe ka një ndeshje e 4 pikë me pak se lideri Republika e Çekisë, ndërsa Moldavia është në të pestin me 2 sosh.