Çështja Dani Alves vazhdon dhe ndoshta do të vazhdojë edhe për shumë kohë.
Pas lajmit të ditëve të fundit, sipas të cilit apeli i brazilianit – i akuzuar për përdhunim – ishte refuzuar, duke e detyruar të qëndronte në burg, tashmë ka disa të reja.
Në fakt është caktuar data e gjykimit të tij, por ndërkohë ai do të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Brians 2.
Për të ditur fatin e tij pas akuzës për abuzim seksual, Dani Alves do të duhet të presë edhe shumë.
Të paktën deri në fund të verës, ish-lojtari i Juventusit do të qëndrojë në burg: sipas raportimeve të ‘El Periodico’, në fakt, gjyqi i tij duhet të zhvillohet vjeshtën e ardhshme, midis tetorit dhe nëntorit 2023.
Tashmë data është caktuar, nëse avokati i Dani Alves ose prokuroria nuk kërkojnë prova të tjera. Sido që të jetë, rezultati i gjyqit pa dyshim do të krijojë një precedent në botën ligjore në lidhje me atletët elitar në rastet e abuzimit seksual.