Portugalia ka arkëtuar tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Bosnjën dhe Hercegovinën.
Boshnjakët nuk i rezistuan skuadrës portugeze në Lisbonë.
Golat i realizuan B. Silva (44') e Fernandes (77' e 90+3').
Ronaldo u paraqit titullar për Portugalinë dhe ka treguar lojë të mirë.
Pas xhiros së tretë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Portugalia kryeson me 9 pikë në Grupin J, ndërsa Bosnja renditet në vend të katërt me 3 sosh.