Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në Air Albania përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit E.
Mesfushori Nedim Bajrami u shpreh se tashmë me Sylvinhon luan në pozicionin e preferuar në skemën e preferuar ndërsa shtoi se shpreson të vijojë me golat.
“Jemi të lumtur që fituam dhe për golin e parë me Shqipërinë, kemi rrugë para dhe jemi një skuadër që besojmë dhe japim maksimumin.
Edhe në ndeshjen e parë me Poloninë luajtëm mirë, mungoi goli, por tani fituam. Vëmendja shkon te ndeshja e radhës në transfertë ndaj Ishujve Faroe.
Pozicioni në fushë, luani aty ku dëshironi në skemën 4-2-3-1?
Është pozicioni im i preferuar, tani duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës dhe shpresoj të shënoj sërish.
Futbolli kështu e ka, tani është Sylvinho në stol dhe luaj në pozicionin e preferuar me skemën e preferuar. Erdhi edhe goli dhe shpresoj që të shënoj sërish”, u shpreh Bajrami.