Renditja në Grupin E: Shqipëria merr pozitën e tretë dhe barazon pikët me Poloninë
Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte ndaj Moldavisë.
Jasir Asani (52’) dhe Nedim Bajrami (76’) shënuan golat e fitores për Kombëtaren shqiptare.
Shqipëria pas kësaj fitore ka 3 pikë dhe renditet e treta në Grupin E, aq sa ka edhe Polonia si e dyta.
Por, duhet theksuar se të dy këto ekipe kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje deri më tani.
Në këtë grup prin Republika e Çekisë me 7 pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Moldavia, me tri ndeshje të zhvilluara në grup, është e katërta me 2 pikë.
Ishujt Faroe, me dy ndeshje në grup, janë në pozitën e fundit me 1 pikë.