Zyrtare: Tottenham kompleton transferimin e Kulusevskit

Futboll

Zyrtare: Tottenham kompleton transferimin e Kulusevskit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 09:25
Dejan Kulusevski

Juventusi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Dejan Kulusevskit për 30 milionë euro që do të paguhen në gjashtë vite.

Ish-anësori i Atalantas iu bashkua Tottenham me një marrëveshje fillestare huazimi në janar 2022.

“Juventus Football Club njofton se Tottenham Hotspur ka ushtruar të drejtat e opsionit për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Dejan Kulusevski për një shumë prej 30 milionë euro, që do të paguhet në gjashtë vite”.

“Ky operacion gjeneron një efekt ekonomik pozitiv prej rreth 12.8 milionë euro”, thuhet në komunikatën zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat