Goli i Jasir Asanit në garë për golin më të mirë në kualifikimet e “Euro 2024”
Të shtunën mbrëma, Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan ndaj Moldavisë me rezultatin 2:0.
Jasir Asani ishte autor i golit të parë. Ai shënoi gol të bukur nga distanca, që ishte edhe goli i tij i parë me fanellën e Kombëtares shqiptare.
Goli i tij është në listën e UEFA-s për golin më të mirë të xhiros së tretë në fazën e grupeve.
Çmimin për golin më të mirë e fiton ai që merr më së shumti vota nga tifozët. Të gjithë mund të votojnë për golin më të mirë në faqen zyrtare të UEFA-s, në linkun e mëposhtëm.
Golat tjerë në listë janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i Grant Leon Ranos ndaj Uellsit dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Who gets your vote? ⚽️ 🥇#UNLGOTR | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2023