Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zbarkoi në Manchester, ku të hënën do të zhvillojë sfidën e tretë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të vitit 2024.
Pas udhëtimit më shumë se 3 orë, të gjithë futbollistët do të akomodohen në hotelin në Manchester.
Sot do të zhvillojnë një stërvitje, në kohën e njëjtë të zhvillimit të ndeshjes ndaj Anglisë.
Mediat vendore raportojnë se stadiumi në Manchester do të jetë i plotësuar deri në fund, pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë sfidë.