“Dardanët” nisen drejt Hungarisë për sfidën me Bjellorusinë

Futboll

“Dardanët” nisen drejt Hungarisë për sfidën me Bjellorusinë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Pas barazimit me Rumaninë pa gola në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës në futboll ka udhëtuar drejtë Hungarisë për të zhvilluar sfidën e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 ku do të ballafaqohet me Bjellorusinë.

Tri barazimet në tri ndeshjet e para, ndaj Izraelit, Andorras dhe Rumanisë, kanë bërë që “Dardanët” t’i minimizojnë gjasat për kualifikim në EURO 2024 pasi renditen në vendin e katër në Grupin I me vetëm tri pikë, derisa dy vendet e para mbahen nga Zvicra me nëntë pikë dhe Rumania si e dyta me shtatë sosh.

Bjellorusia nga ana tjetër është ende pa asnjë fitore, derisa ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e zhvilluara në këtë grup.

Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Rumanisë do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat