Në fazën e fundit të epokës “Luis Enrique”, Fabian Ruiz ishte përjashtuar nga ndeshjet e kombëtares spanjolle.
Në atë periudhë u përfol për një sherr mes mesfushorit dhe trajnerit Enrique.
Një histori e mohuar nga lojtari në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle.
“Asgjë nuk ndodhi. Të gjithë thanë se kishim një grindje, por nuk është kështu.
Deri në ndeshjet e Europianit gjithçka ishte në rregull, atëherë ai vendosi të sillte lojtarë të tjerë dhe unë e pranova atë vendin, duke u përpjekur të bëj mirë në klubin tim të atëhershëm, Napolin, që të mund të rikthehesha.
Dhe sot jam i lumtur që jam këtu”-deklaroi Ruiz.