Me lamtumirën e Benzema nga Real Madridin, i cili nënshkroi një kontratë të pasur me Al-Ittihad, skuadra e Florentino Perez do të duhet të identifikojë profilin perfekt për të zëvendësuar një sulmues të aftë për të shënuar 354 gola për Los Blancos.
Ka shumë emra në merkato dhe Reali dëshiron të peshojë zgjedhjen në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjetur një qendërsulmues që i përshtatet më së miri stilit të lojës së Carlo Ancelottit.
Me pak fjalë, dikush që mund të trashëgojë numrin 9 që deri këtë vit i përkiste Topit të Artë aktual, edhe sepse numri 7 u bë i Vinicius pak ditë më parë dhe Rodrygo mori numrin 11.
Siç raportohet nga Marca, përmes inteligjencës artificiale, profilet që do të dukeshin më në përputhje me nevojat e skuadrës së Ancelottit do t’i korrespondonin katër emrave: Osimhen, Lukaku, Kane dhe Havertz.
Ndër këta më produktivi para portës është sulmuesi i Tottenhamit dhe pak poshtë tij janë dy sulmuesit e Napolit dhe Interit. Nigeriani i napolitanëve mbetet në qendër të thashethemeve të ndryshme të merkatos, ndërsa belgu i zikaltërve tashmë do të rikthehet te Chelsea pas rikthimit të tij në Milano në formë huazimi për një vit.
Në rast se vjen një telefonatë nga Florentino Perez, do të ishte vërtet e vështirë të refuzohej një mundësi e tillë. Emri i katërt do të ishte ai i Havertz, i cili nuk pati një sezon veçanërisht të shkëlqyer te Chelsea.