Mërgim Bajrami, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Lirisë.
Zyrtarët e klubit, kishin konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes palëve, ditë më parë.
Tashmë Bajrami, ka nënshkruar kontratë me klubin.
Ai, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm, duke ditur karrierën e bujshme që ka patur në Zvicërr me skuadrat: Cyrih, Grashopers, Shafausen etj.
Ndërkaq, te 'bardhezinjtë' vie nga skuadra SC Bruhl.
Poashtu, Mërgim Bajrami ka qenë pjesë e U-19, e shtetit helvetik.
"Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam dhe origjinën.Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë.Pres me padurim, të nisim me kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave", ka thënë 23 vjeçari Bahrami, pas nënshkrimit të kontratës.
Ndërkaq, pronari Raman Kiqe, u shpreh: " Bajrami është futbollistë cilësor..
Në ditët vijuese, do të sjellim edhe emra të ri në klub".