Mbrojtësi gjerman Malick Thiaw është shprehur i lumtur me mënyrën si e ka nisur rrugëtimin e tij te Milan.
Ndërsa ka folur për mediet gjermane pas debutimit me Kombëtaren e vendit të tij, në ndeshjen miqësore ndaj Polonisë, Thiaw falenderoi “kuqezinjtë” e Italisë për mundësinë e dhënë.
“Nuk ishte aq i vështirë fillimi i aventurës sime te Milani, nuk e prisja të luaja menjëherë, duke kaluar nga Schalke te kampionët e Italisë.
Megjithatë, jam shumë i lumtur me rritjen time dhe tepër mirënjohës ndaj kuqezinjve që më dhanë këtë shans.”-deklaroi Thiaw.