Interi ka vendosur në shënjestër edhe mbrojtësin e Barcelonës Erik Garsias.
22-vjeçari ka një kontratë që skadon në qershor 2026 me katalanasit, që sipas spanjolles “Sport” janë gati të dëgjojnë ofertat që do të mbërrijnë për të.
Ish-lojtari i Mançester Sitit i është bashkuar me parametër zero Barçës, që sot e vlerëson me 10-15 milionë euro lojtarin, i cili ka luajtur pak gjatë këtij sezoni.
Ksavi nuk e konsideron ndër titullarët dhe largimi i tij do të ndihmonte edhe për të krijuar plusvalencë në llogaritë e klubit, që është gati të lejojë edhe huazimin e Erik Garsias me klauzolën e blerjes për t’u vendosur nëse do të jetë e detyruar.
Kujtojmë që Erik Garsia u federua në një ditë me sulmuesin shqiptar, Rei Manajn përpara dy vitesh, së bashku me Hordi Albën.