Kombëtarja e Italisë ka përfunduar në vend të tretë në Ligën e Kombeve në divizionin A.
Italianët shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Holandës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “De Grolsch Veste” në Twente.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit dhe me pesë gola.
Holanda nuk i ndihmoi as përparësia e terrenit vendas duke u gjunjëzuar nga rivali.
Qysh në pjesën e parë u pa se italianët do të dalin ballëlart, duke avancuar me rezultat 0:2 me golat e Dimarco (6') e Frattesi (29').
Në pjesën e dytë "Tulipanët" ngushtojnë rezultatin në 1:2 me golin e Bergwijn në minutën e 68-të.
Italia kundërpërgjigjet menjëherë pikërisht në minutën e 73-të duke thelluar epërsinë (1:3).
Duhet theksuar se në minutën e 82-të, Weghorst nga afërsia ka shënuar por anulohet goli i holandezëve për pozitë jashtë loje pas shikimit të VAR-it.
Në minutën e 90-të, Wijnaldum me gjakftohtësi e mjeshtri k ngushtuar humbjen në 2:3.