Erlind Qehaja ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Tiranën. Lajmi është bërë i ditur nga vete klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale.
"I ardhur nga rradhët e Akademisë së Futbollit Tirana, 19 vjeçari ka treguar se përveç talentit; grinta, ambicia dhe shpirti i skuadrës e bëjnë atë të ndjejë më tepër fanellën bardheblu.
Qehaja ka dhënë kontributin e tij të çmuar në sezonin 2022-2023 në ekipin e parë të Tiranës gjatë paraqitjeve në ndeshjet e Kupës së Republikës si dhe është shpallur kampion me grupëmoshën U19 në @kftirana_academy !
Lojtari ka fituar besimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik duke nënshkruar për katër sezonet e ardhshme me klubin.
Një makineri talentesh, Akademia vijon të furnizojë rradhët e skuadrës së parë dhe të prodhojë lojtarë cilësorë për futbollin shqiptar", njofton KF Tirana.