Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Budapest të Hungarisë, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë dhe të fundit për këtë muaj në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” të hënën mbrëma do të luajnë ndaj Bjellorusisë, në Budapest.
E sot, trajneri i Kosovës, Alain Giresse mbajti konferencë për media.
Ai kërkoi përkushtim edhe më të madh të lojtarëve të Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.