​Fazliji: Gjasat për kualifikim i kemi ende, duhet t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara

Futboll

​Fazliji: Gjasat për kualifikim i kemi ende, duhet t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 18:23
Betim Fazliji

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji ka deklaruar se Kosova ka ende gjasa të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm, edhe pse kanë tri barazime në tri ndeshjet e para.

Në konferencë për media, Fazliji ka deklaruar se në barazimin ndaj Rumanisë ndikim kishte fusha jo e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe se nësër futbollistët do të shfaqin paraqitje tjetër në Budapest.

Fazliji: Nesër do të shihni ndeshje tjetër nga ajo me Rumaninë

E mira është që nuk luajmë në vendin e tyre, do të thotë nuk ka shumë shikues të tyre këtu, kështu që ndeshja e fundit që e patëm kundër Rumanisë ishte e vështirë sepse edhe kushte edhe fusha ishin të vështira për të dy ekipet. Siç e keni parë të gjithë, nuk ishte lehtë të luajmë futboll ashtu siç e kemi potencialin më të madh me top. Besoj që nesër do të jetë lojë krejt tjetër dhe do ta kemi mundësinë ta tregojmë kualitetin tonë edhe me top kështu që për ne, të gjithë e dimë që është shumë e vlefshme dhe duhet t’i marrim këto pikë me vete për Kosovë”, tha fillimisht Fazliji.

Ai kërkoi nga sulmuesit që rastet e krijuara të shndërrohen në gola.

Fazliji: Duhet t’i kthejmë në gola rastet e krijuara

Nuk besoj se asnjë lojtar kur është para portës që nuk dëshiron të shënojë, kështu që secili mundohet të shënoj gol sepse për secilin lojtar është dëshira më e madhe kur shënon, sidomos për kombin e vet, kështu që shpresoj që nesër t’i shënojnë golat dhe besoj që do të kemi raste dhe duhet t’i realizojmë.”, theksoi Fazliji.

Fazliji më tutje deklaroi se gjasat për kualifikimin në EURO 2024 për Kosovën janë ende të mëdha

Fazliji: Kemi ende gjasa për t’u kualifikuar

Gjasat normal që janë pak më të vogla, por ne e dimë që ende kemi gjasa, madje nde gjasa të mëdha për t’u kualifikuar. Ne duhet të shkojmë ndeshje për ndeshje dhe secila lojë i ka tri pikë kështu që synimi ynë për nesër është t’i marrim tri pikë kundër Bjellorusisë për t’u futur prapë në rrugën e fitores”, theksoi në fund Fazliji.

Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Kosovës zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat