Kroacia dhe Spanja do të përballen në orën 20:45 në finalen e Ligës së Kombeve.
Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “De Kuip” në Roterdam.
Të dyja ekipet do të kërkojnë për herë të parë këtë trofe. Për iberikët është finalja e dytë pasi 2 vite më parë u mund nga Franca me rezultatin 2-1.
Nga ana tjetër, Kroacia do të kërkojë trofeun e parë ndërkombëtar.