Penalltitë të kobshme për kroatët
Spanja është kampion i ri i Ligës së Kombeve në divizionin A në futboll.
Spanjollët triumfuan me penallti me rezultat 5:4 ndaj kroatëve.
Ndeshje e luftuar që nga minuta e parë e deri në minutën e 120 në stadiumin “De Kuip” në Roterdam të Holandës.
Rastet qoftë nga njëra palë qoftë nga tjera por sulmuesit nuk e kishin mbrëmjen e tyre, ashtu siç filloi edhe përfundoi koha e rregullt.
Edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati fitues edhe pse Spanja u tregua shumë e rrezikshme.
Spanja përveç që përqafoi trofeun, fitoi edhe 10 milionë euro.
Penalltitë, për Kroacinë shënuan Vllashiç, Brozoviç, Modriç, Perishiç; dështuan Majer e Petkoviç dhe për Spanjën realizuan Joselu, Rodri, Merino, Asensiom Carvajal; dështoi Laporte.
Portieri Simon me këmbë e ia mbrojti penalltinë Mayer pastaj edhe të Petkoviçit të Kroacisë,