Real Madridi ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Espanyolit, Joselu.
Joselu i bashkohet Real Madridit në formën e huazimit, me një opsion blerjeje.
Spanjolli ishte edhe më parë pjesë e klubit madrilien, kur debutoi në vitin 2011.
Joselu së fundmi e fitoi Ligën e Kombeve me Spanjën, pasi mposhtën Kroacinë të dielën mbrëma në penalti.
Ai do të prezantohet nesër në koferencë si lojtar i ri i Realit.