Alain Giresse i ka dy gjëra para vetes!
E para, dorëheqja nga pozita e selektorit të Kosovës!
E dyta, shkarkimi nga pozita e selektorit të Kosovës!
Në katër ndeshje dhe vetëm tre pikë nga 12 të mundshme, ky është alarm për kombëtaren e Kosovës.
Kosova është shumë më e mirë se Andorra por luajti baras (1:1), ndërsa sonte la pikë (humbi me 2:1) edhe në duel me Bjellorusinë, prej ekipeve më të dobëta në Evropë.
Kjo është e padurueshme!
Giresse është në pozicion të vështirë, sepse është larg pritshmerive dhe mbetet të shihet se si do të vendoset për të ardhmen e tij nga FFK.