FFK ka shkruar në faqen e saj, se ishte humbje e rëndë.
"Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të rëndë në ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, kundër Bjellorusisë, në Budapest, me rezultat 2:1.
Kjo humbje erdhi pas tri barazimeve të cilat Dardanët i realizuan kundër Izraelit, Andorrës dhe Rumanisë. Bjellorusët i zhbllokuan shifrat në minutën e 73-të, kur një gabim të Hekuran Kryeziut e shfrytëzoi Vladislav Morozov, i cili realizoi në portën e Aro Muriqit.
Vetëm dy minuta më vonë Kosova pësoi edhe golin e dytë, kur Max Ebong realizoi për 2:0, duke shfrytëzuar vendosjen jo të mirë të mbrojtjes.
Në minutat e mbetura Dardanët u hodhën në sulm në përpjekje për të ndryshuar epilogun e kësaj ndeshje, por përveç golit të Vedat Muriqit, në minutën e 87-të nga penalltia nuk arritën të bëjnë më shumë.
Kësisoj, Kosova pësoi humbje në ndeshjen të cilën shpresonte ta fitonte për të vazhduar ndjekjen e objektivit për kualifikim në Euro 2024. Ndeshjet e ardhshme Dardanët i zhvillojnë në shtator kundër Zvicrës dhe Rumanisë.", shkruan më faqen e FFK-së.