Pas suksesit ndaj Moldavisë në “Air Albania” të cilën e mposhti me rezultat 2-0, Kombëtarja Shqiptare do të kërkojë sot tri pikë të reja edhe ndaj Ishujve Faroe.
Rivali i kuqezinjve është i fundit në grupin E me vetëm një pikë, andaj fitorja është synimi i vetëm i të përzgjedhurve të Silvinjos.
Me një fitore eventuale, Shqipëria do të shkonte të kuotën e gjashtë pikëve, ku do t’i kishte dy fitore dhe një humbje dhe do bënte një hap të madh drejt synimit për kualifikim në Euro 2024.
Në konferencë për media, trajneri i kuqezinjve, braziliani Silvinjo kërkoi që skuadra të mos përfshihet nga euforia por të qëndrojë e fokusuar, duke e konsideruar rivalin e sotëm si shumë të vështirë për t’u mposhtur.
Grupin E e kryeson Republika e Çekisë me shtatë pikë, ndërsa ndiqet nga Polonia dhe Shqipëria me nga tri pikë, ndërsa Moldavia ka dy pikë, para Ishujve Faroe si të fundit me vetëm një pikë.