Durimi e ka një kufij! Raste nuk mund t’i jepet pa kufij askujt deri në pafundësi!
Kosova nuk është në rrugën e rezultateve.
Pas dështimit në Ligën e Kombeve disi u durua nga komuniteti i futbollit dhe në përgjithësi sportdashësit.
Humbja e mbrëmshme ka tejkaluar të gjitha kufijtë!
Kosova ka potencial dhe ka potencial 10 herë më të fuqishëm se Bjellorusia, humbja është kulmi i turpit.
Jo vetëm që zhgënjeu dashamirët e futbollit e më gjerë, por kjo humbje nuk ka asnjë justifikim. Angazhimi nuk ishte ashtu si duhet.
Çdo lojtar duhet ta kuptojë peshën e fanellës së Kombëtares së Kosovës! Të luash për kombëtare është nderë dhe krenari. Për kombëtare duhet të vdesin në fushë. Kur luan për kombëtare, nuk ka yje, duhet të luftohet deri në fund.
Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, deri sot i ke kryer të gjitha obligimet që ke pas para vetes, i kanë pas të gjitha parakushtet lojtarët dhe selektori.
Nga ana tjetër , katër ndeshje dhe vetëm tre pikë, duke marrë parasysh se Grupi I kualifikues në Kampionatin Evropian, është grupi më i dobët hiq Zvicrës së fuqishme, kemi një Izrael me batica dhe zbatica, një Rumani jo stabile.
Agim Ademi është koha për vendime të mëdha. Jo vetëm Giresse po edhe disa aty nuk e meritojnë të jenë pjesë kombëtares së Kosovës.
Agim Ademi i ke dy gjëra para vetes, shkarko selektorin ose shkarko veten!
Nuk ka më kuptim asgjë nga dita e djeshme, nga mbrëmja e 19 qershorit.
Giresse nuk po gjen forcë për të dhënë dorëheqje, atëherë ju si president i Federatës duhet të analizoni të gjitha shkaqet dhe të gjeni forcën e një burrështetasi të futbollit dhe të veproni.
Sepse Kosova nuk është as si Luksemburgu dhe as si Malta, po është një kombëtare që ka forcë për të mposhtur edhe kombëtaret më të mëdha dhe humbja e djeshme është një goditje e rëndë! Humbjet në sport janë normale por jo edhe një Bjellorusi që nuk ka ndonjë ekip apo është prej më të dobëtave që është në Evropë.
Agim Ademi, i ke dy gjëra, vepro sepse FFK nuk është organizatë humanitare që të durojë rezultate të dobëta.
Nuk është faj vetëm i selektorit por edhe disa futbollistëve duhet t’i tregohet dera sepse ata kanë ardhur për angazhim dhe jo për mendjemadhësi.