Ish futbollisti i mirënjohur Xhevat Kurti shprehet kritikë për selektorin e kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.
Ai tha se Giresse ka qenë një lojtar dinak por jo edhe si selektor.
“Giressin e mbaj mend si lojtar dinak dhe këmbëshpejt, por para shumë kohe kam prit se e kupton veten me Kosovën por si duket nuk e ka shpejtësinë më si dikur e as dinakërinë, sepse po t’i kishte këto do të zgjidhte problemin moti: O do të ecte me Kosovën mirë o do të jepte dorëheqje qysh moti.
Forca Kosova ecim tutje tani na ka mbet të rikuperohemi gjasat minimale por kokën lart.
Profesionistët në profesion”, thotë Kurti.