Një nga sulmuesit që spikati më shumë në sezonin e fundit të Ligue 1, Lois Openda ka folur për të ardhmen.
Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet, 23-vjeçari belg që është kërkuar me ngulm nga Milan dhe Arsenal, theksoi se ndjehet i lumtur që tifozët e Lens i kërkojnë që të mos largohet nga ekipi i tyre.
“Kam pasur një sezon të mirë në Lens.
E kuptoj që tifozët nuk e duan largimin tim, e kuptoj lidhjen e tyre dhe do të jem gjithmonë i lidhur me këtë klub. Por unë kurrë nuk kam shpërfillur askënd”-tha Openda.