Mes të ftuarve në inaugurimin e “Legends”, një muze me relike historike, i hapur së fundmi në qendër të Madridit, zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, mohoi çdo mundësi për një largim të Lautaro Martinez, i pëlqyer shumë nga klubet e mëdha evropiane.
“Lautaro është shumë i lumtur tek Interi. Nuk ka asgjë që mund të diskutohet për të në merkato. Messi?
Ai mori një vendim sportiv dhe familjar për të shkuar në SHBA.
Me siguri donte të ndihej i qetë, kështu që prania e tij do të bëjë që MLS të rritet shumë”.