Kosova nuk ka arritur as për afërmi pritshmëritë në Grupin I në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Si rrjedhojë e kësaj FFK ka shkarkuar Alain Giresse nga pozita e selektorit të Kombëtares së Kosovës.
Tre barazime dhe një humbje, janë bilanc negativ.
Kulmi i dështimit është arritur me barazimin 1:1 ndaj Andorrës në Prishtinë dhe humbja e mbrëmshme në Budapest me rezultat 2:1 nga Bjellorusia.
Kosova aktualisht renditet në vend të katërt me 3 pikë, ka 7 me pak se lideri Zvicra dhe pesë se Rumania në pozitën e dytë.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2). Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës. Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar”, shkruan në vendimin e Federatë.