Milani dhe Toulouse po presin vendimin e UEFA-s sa i përket pjesëmarrjes në kompeticionet e Europës, për shkak se klubet kanë të njëjtin pronar, “RedBird” i Gerry Cardinale, dhe rregullat e Federatës Evropiane të Futbollit ndalojnë dy klube me të njëjtin grup kontrolli të marrin pjesë në të njëjtat turne kontinental ose në dy turne që kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Në një situatë të tillë, me italianët që u kualifikua në fazën e grupeve të Champions League, falë vendit të katërt të fituar në renditjen e Seria A dhe francezët që fituan një vend në Europa League, pasi triumfuan në Kupën e Francës duke mposhtur Nantes në finale, ende nuk dihet se çfarë vendimi do të merret.
Sipas raportimeve të medieve italiane, të hënën në Nyon do të nisë shqyrtimi i këtij rasti dhe në mesin e javës së ardhshme pritet edhe vendimi i UEFA-s.
Rregullorja e UEFA-s vendos gjithashtu kriteret për përcaktimin se cili klub duhet të heqë dorë përfundimisht nga kupat evropiane.
Pothuajse të gjitha (hierarkia e garave evropiane, renditja si kampionat, Italia është e vendosur më mirë se Franca në renditjen e UEFA-s) janë në favor të Milanit.
UEFA do të analizojë gjithashtu rastet Brighton dhe Union Saint-Gilloise, që të dyja i përkasin sipërmarrësit anglez Tony Bloom, dhe Aston Villa dhe Vitoria Guimaraes, në pronësi të Nassef Sawiris.