Ky është kundërshtari i Ballkanit në Champions League 

Futboll

Ky është kundërshtari i Ballkanit në Champions League 

Nga: K. Goca Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:10
Pamje nga shorti

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, ka mësuar kundërshtarin për rrethin e parë kualifikues të Champions League në futboll. 

Therandasit do të takohen me ekipin nga Bulllgaria, Ludogorets.

Një short aspak i lehtë për kampionin e Kosovës.

Edicionin e kaluar Ballkani ka arritur suksesin më të madh në histori nga skuadrat e Kosovës, duke u kualifikuar në fazën e Grupeve të Conference League.

"Shorti i raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League, na vuri përball me kampionin e Bullgarisë, PFC Ludogorets Razgrad.

Kjo skuadër e ka nisur shkëlqimin që nga edicioni 2011/2012, kur i inkuadrua në elitën e futbollit bullgar, dhe që në atë sezon fitoi dy trofetë kryesore të këtij shteti, Ligën dhe Kupën.

Ludogorets ka dominuar totalisht në Bullgari këto 12 vjetët e fundit, duke u shpallur kampion çdo sezon, që në fakt është edhe vetë historia e këtij klubi, me 12 tituj të fituar. Nga ana tjetër 3 herë kanë triumfuar edhe në Kupën shtetërore.

Me këtë skuadër nuk jemi takuar asnjëherë, sikur që nuk është përballur me ta asnjë ekip shqiptar.

Oponenti ynë ka qenë dy herë pjesmarrës i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e ka shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arriti deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa League, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në UECL", shkruan në faqen e FC Ballkanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat