Useini: FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë

Futboll

Useini: FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:26
Useini

Mbrojtësi me përvojë Muhamed Useni e ka vazhduar kontratën me FC Prishtinën edhe për një vit.

"Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut iu bashkua skuadrës sonë në fillim te edicionit të kaluar për t’u shndërruar në një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, në kampionat dhe Kupë, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim", njofton FC Prishtina.

Ai shprehet i lumtur që e ka vazhduar bashkëpunimin me Prishtinën.

“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin.

Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër.

Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës.

Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë”, tha Useini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat