Mateo Kovaçiç karrierën do ta vazhdojë te Manchester City.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se kampionët anglezë janë afër finalizimit të transferimit të kroatit.
Është çështje detajesh deri te mbyllja e marrëveshjes, pasi edhe marrëveshja mes klubeve duket afër.
Te Manchester City thuhet se janë të bindur se transferimin e Kovaçiçit do ta mbyllin këtë javë.
“Qytetarët” me 29-vjeçarin kishin arritur marrëveshje rreth kushteve personale dy javë më parë.
Rol të madh te kjo lëvizje po luan edhe dëshira e reprezentuesit të Kroacisë, i cili e dëshiron transferimin te Man City.