Formacionet zyrtare të Ishujve Faroe dhe Shqipërisë

Futboll

Formacionet zyrtare të Ishujve Faroe dhe Shqipërisë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:41
Shqipëria

Pas suksesit ndaj Moldavisë në “Air Albania” të cilën e mposhti me rezultat 2:0, Kombëtarja e Shqipërisë do të kërkojë sot tri pikë të reja edhe ndaj Ishujve Faroe.

Rivali i kuqezinjve është i fundit në Grupin E me vetëm një pikë, andaj fitorja është synimi i vetëm i të përzgjedhurve të Sylvinhos sot.

Me një fitore eventuale, Shqipëria do të shkonte të kuotën e gjashtë pikëve, ku do t’i kishte dy fitore dhe një humbje dhe do bënte një hap të madh drejt synimit për kualifikim në Euro 2024.

Në konferencën për media, trajneri i kuqezinjve, braziliani Sylvinho kërkoi që skuadra të mos përfshihet nga euforia por të qëndrojë e fokusuar, duke e konsideruar rivalin e sotëm si shumë të vështirë për t’u mposhtur.

Grupin E e kryeson Republika e Çekisë me shtatë pikë, ndërsa ndiqet nga Polonia dhe Shqipëria me nga tri pikë, ndërsa Moldavia ka dy pikë, para Ishujve Faroe si të fundit me vetëm një pikë.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Ishujt Faroe (4-4-2): Gestsson; Sorensen, Vatnsdal, Faero, Davidsen; Joensen, Andreasen, Vatnhamar, Vatnhamar; Olsen, Edmundsson

Shqipëria (4-3-2-1): Berisha; Mitaj, Djimsiti, Ismajli, Hysaj; Asllani, Bajrami, Ramadani; Seferi, Asani; Cikalleshi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat