“Dalja ime në pension? Është afër”, tha Robert Lewandowski për Canal Plus.
“Është shumë e mundur që karrierën time ta përfundoj në Barcelonë, ku unë dhe familja ime ndihemi shumë rehat”, ka shtuar sulmuesi polak.
Lewandowski do të mbushë 35 vjeç në gusht.
Sezonin e kaluar ai shënoi 33 gola dhe 8 asistime në 46 ndeshje për Barcelonën.
Barça e ka atë si sulmuesin kryesor për sezonin e ardhshëm, por klubi po punon për nënshkrimin me Vitor Roque.