Kuqezinjtë të fortë dhe eurogoli i Asllanit
![](/media/botasot.info/images/2023/June/20/auto_bandicam-2023-06-20-20-41-04-1141687293657.jpg)
Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në konak të Ishujt Faroe, në xhiron e katërt të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Është fitorja e dytë rresht për Shqipërinë.
Në minutën e 20-të, Seferi pason për Bajramin dhe ky i fundit kombinon me Asanin, për të kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Ishujt Faroe - Shqipëria 1:3
Shënues: Faero (45+1') - Bajrami (20'), Asllani (51'), Muçi (90+1')..
Kartona të verdhë: Joensen.
Ishujt Faroe: Gestsson, Sorensen, Vatnsdal, Faero, Davidsen, Joensen (Knudsen 65'), Andreasen (Bjartalid 46'), S. Vatnhamar (Radosavlevq 81') , G. Vatnhamar (Hendriksson 81'), Olsen dhe Edmundsson (Johansen 65'0.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Bajrami (Muçi 75'), Asllani (Bare 89'), Asani (Mehmeti 75'), Seferi (Sadiku 89') dhe Cikalleshi (Uzuni 67').
Sokol Cikalleshi i pasaktë nga penalltia në minutën e 32-të, gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të djathtë e ka pritur portieri Gestsson.
Në minutën e 45+1, Odmar Faero ka shënuar me kokë nga rreth 12--13 metra për rezultatin 1:1.
Në minutën e 51-të, Kristjan Asllani shënon eurogol nga rreth 25 metra në këndin e djathtë të epërm, 1:2.
Taulant Seferi në minutën e 64-të në pozitë ideale por ka gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 72-të, fat i madh për Shqipërinë, Johansen godet me kokë ndërsa topi shkoi përskaj shtyllës së djathtë
Ernest Muçi në minutën e 90+1 thellon fitoren në 1:3.
Çekia kryeosn me 7 pikë, pasojnë Shqipëria me 6, Moldavia 5, POlonia 3 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.