Kosova U21 starton furishëm në kualifikueset për Kampionatin Evropian 

Futboll

Kosova U21 starton furishëm në kualifikueset për Kampionatin Evropian 

Nga: K. Goca Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:48
Kosova U21

Kombëtarja e Kosovës U21 ka startuar furishëm në hapje të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Në një atmosferë të bukur sportive në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Dardanë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Estonisë U-21.

Nga një gol u shënua në secilën pjesë.

Djelmoshat e Afrim Tovërlani treguan angazhim dhe lojë të mirë, duke marrë tre pikë të mëdha.       

Arian Llugiqi ka shënuar në minutën e 41-të. 

Në pjesën e dytë gjërat qartësohen në minutën e 70-të, kur Andi Hoti ka realizuar për 2:0.   

Kosova mbetet me një lojtar me pak nga minuta e 85-të, kur Elvis Letaj u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Kosova ka treguar lojë shumë më të mirë dhe meritë shënuan fitore.

Kosova U21 është në grup me Bullgarinë, Gjermaninë, Izraelin, Poloninë dhe Estoninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat