As laiku më i madh nuk ka pritur se Moldavia do të arrijë tre pikë në duel me Poloninë, në takimin e Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Moldavët shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Polonisë, në takimin që u zhvillua Chisinau në Moldavi.
Polakët avancuan me rezultat 0:2 por kjo epërsi u përmbys në fund të sfidës.
Për Moldavinë shënuan Nicolaescu (48' e 79'), Baboglo (85') dhe për polakët Milik, (12') e Lewandowski (34').
Çekia kryeson me 7 pikë, pasojnë Shqipëria me 6, Moldavia 5, Polonia 3 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.