Sylvinho: Shpirt gare dhe unitet, kam lojtarë të fortë

Futboll

Sylvinho: Shpirt gare dhe unitet, kam lojtarë të fortë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 23:16
Sylvinho

Sylvinho analizoi suksesin 1-3 ndaj Ishujve Faroe. 

Trajneri brazilian i kombëtares shqiptare, preku shumë tema gjatë fjalës së tij.

“Është e vështirë të luash këtu. Topi i gjatë të vendos në vështirësi. Ata kanë lojtarë të gjatë. Me një top të gjatë të hapen probleme dhe krijohen situata të paparashikueshme.

A duhet të jenë disa lojtarë më altruistë? Jo, le të shohim anët pozitive. Fituam 1-3 një ndeshje të komplikuar. Në vitin 2021 kishte ndodhur për herë të fundit që Shqipëria kishte marrë 2-3 fitore radhazi.

Djemtë bënë shumë mirë, treguan shpirt të lartë gare, treguan unitet. Të gjithë lojtarët kanë bërë punë shumë të mirë këto ditë.

Situata në grupin E? Njësoj janë shanset. E rëndësishme ishte të fitonim dy ndeshjet tona. Ka ndodhur përpara dy vitesh, gjatë pnademisë, që Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi.

E kam thënë që në fillim që grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar.

Por asgjë nuk ndryshon. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin.

I Asllanit apo i Muçit gol më i bukur? Të dy ishin gola shumë të bukur.

Trajneri punon, stafi teknik punon, por kemi lojtarë të fortë.

Ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Aslllanit ishte i vështirë për t’u realizuar.

Teknikisht më i bukur. Muçi, Sadiku, Uzuni, Keidi Bare.

Të gjithë që erdhën nga stoli dhanë një kontribut të madh në këtë sukses.

Ndryshimi Asllani-Bare? Kishim 2-3 dilema përpara ndeshjes. Nuk është e lehtë të luash çdo 3 ditë, aq më tepër në një transfertë të largët dhe të lodhshme.

Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, por edhe Seferi bëri një ndeshje goxha të mirë. Besoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura, e ndihmuam skuadrën nga brenda dhe jashtë fushës. Jemi të gjithë të rëndësishëm.

Pushimet në Shqipëri? Do të rikthehem në Tiranë, kemi edhe disa ditë punë. Për të analizuar këto dy ndeshje. Pasi të kem mbaruar në Tiranë për 3-4 ditë, do të rikthehem në Porto te familja ime. Do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, përfundoi trajneri brazilian i Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat