Drita ka njoftuar se është përforcuar me sulmuesin, Erson Stiven Dias Costa.
Ishte vetë klubi nga Gjilani që përmes një njoftimi në orët e vona të së martës prezantuan ardhjen e re.
Marrëveshja është arritur për periudhën një vjeqare.
"Erson Stiven Dias Costa është sulmuesi ynë
Kemi knaqësin të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Dias Costa nga Cabo Verde e Afrikës.
Costa do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në ligë e parë të Portugalisë dhe superligën e Bullgarisë ndërsa tani e tutje avanturën do ta vazhdojë në klubin tonë.
Marrëveshja është arritur për periudhën një vjeqare dhe përvoja e Dias do të jetë shumë e nevojshme për sulmin tonë", njofton FC Drita.