Gentrit Halili është përforcimi i radhës i Ballkanit.
Kampionët në fuqi njoftuan zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin, që vlerësohet si një prej më të mirëve në futbollin tonë.
Halili u largua nga Ferizaj për t’iu bashkuar ekipit të Ilir Dajës.
Klubi nga Theranda nuk bëri të ditura detajet e marrëveshjes me 21-vjeçarin.
"Kemi kënaqësinë t’ua prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës, mbrojtësin Gentrit Halili.
Klubi i dëshiron suksese Gentritit, drejt realizimit të objektivave të përbashkëta", - njofton FC Ballkani.