Angel Di Maria do të kthehet tek Benfica pas 13 vjetësh, shkruajnë mediet portugeze.
Marrëveshja në mes të argjentinasit dhe klubit nga Portugalia është arritur.
Ndërsa do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.
Kontrata e kampionit të botës me Benfica do të jetë deri në qershor të vitit 2024.