Polonia pësoi një disfatë të rëndë në transfertë ndaj Moldavisë me shifrat 3:2.
Në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, aty ku pjesë e Grupit E është edhe Shqipëria, polakët shpërdoruan një disavantazh prej dy golash duke pësuar më pas tre në pjesën e dytë.
Kombëtarja polake pësoi një “black-out” të pashpjegueshëm ndërsa edhe trajneri Fernando Santos pas sfidës, në konferencë për shtyp theksoi se ekipi i tij thjesht u zhduk nga fusha në fraksionin e dytë.
Partizan, Bate nuk është ajo e para, ja si ka “rënë”! Të kuqtë shanse reale për kualifikim!
“Sinqerisht, nuk e di çfarë të them. Në këtë ndeshje duhej të ishim të përqëndruar dhe jo të frikësuar.
Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ishim agresivë dhe të fokusuar, krijuam shanse dhe realizuam dy gola.
Në pushim i thashë lojtarëve se ishim në rrugën e duhur, por në fraksionin e dytë, skuadra u zhduk nga fusha. Nuk e di çfarë ndodhi, është e pashpjegueshme. Pësuam një gol, por mund të realizonim të tretin.
Nuk kam çfarë emri t’i vendos përveçse një mungese totale të përqëndrimit”, u shpreh Santos.
Pas kësaj disfate, Polonia komplikon situatën në Grupin E teksa përfiton
Shqipëria që ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë me polakët që e shohin veten në vendin e katërt me 3 pikë.