Ishte miqësore, sigurisht. Por kur Brazili është në fushë, motivimi dhe vëmendja janë gjithmonë të larta.
Sidomos nëse më pas vjen një humbje kaq e rëndë, një 4-2 si ajo e pësuar nga Seleçao e trajnerit Ramon Menezes (në pritje të realizimit të ëndrrës së Ancelottit) ndaj Senegalit, që konfirmon veten të pamposhtur ndaj amerikano-jugorëve, duke qenë se në të vetmen të mëparshme ishte arritur një barazim 1-1 mes dy kombëtareve.
Brazilianët kaluan në avantazh me Lucas Paquetà në minutën e 11-të.
Në minutën e 22-të afrikanët barazuan 1-1 me golin e Diallo, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë në minutën e 52-të një autogol i Marquinos bëri të mundur përfundimin e rikthimit dhe 3 minuta më vonë edhe Sadio Mane firmosi për 3-1.
Në minutën e 58-të Marquinhos arriti të korrigjojë gabimin e mëparshëm me golin që shkurtoi distancën, por në minutën e 97-të Mane kompletoi dopietën e tij personale nga një goditje dënimi, duke vendosur rezultatin në 4-2.